Fermerët dhe blegtorët e jugut sot protestuan me traktorët e tyre duke bllokuar aksin rrugor Lushnje- Fier.
Ata derdhën qumështin në rrugë në shenjë revolte dhe thanë se nuk do të shesin qumësht deri sa të marrin një përgjigje nga instancat shtetërore dhe situata e tyre të marrë zgjidhje.
Sipas blegtorëve, çmimi i qumështit të tyre që i shesin fabrikave të përpunimit është ulur me 10 Lekë të reja. Sipas tyre, fabrikat e përpunimit të produkteve të qumështit e blejnë lëndën e parë nga importi, kryesisht nga vendet e rajonit por dhe të Europës. Për këtë arsye, thanë fermerët, cmimi i qumështit të tyre është ulur.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe shitjen e qumështit të tyre me prioritet para importit. a.b












