Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 2 prull, prej orës 05:30, deri më datë 4 prill , në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.
Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore, njofton policia e Korçës.
Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim. a.b












