Tentoi të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Kakavije, ndërkohë që ishte në kërkim, i dënuar me burgim për falsifikim, ndalohet 58-vjeçari. Në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. m.k












