Tre adoleshentë u plahosën sot në aksin rrugor Lezhë Tiranë gjatë një aksidenti me makinë.
”Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit”, njoftoi policia e Lezhës.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit. a.b











