• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BE, 120 miliomë euro për rindërtimin e hekurudhës, Vorë-Hani i Hotit

droni by droni
20 March, 2024
in Ekonomia, Kryesore
0
Hekurudha Tiranë-Durrës, projekt për linjë të shpejtë. Shtohet segmenti  Tiranë-Rinas
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BEI Globale, krahu i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për financimin e aktiviteteve jashtë Bashkimit Evropian, ka nënshkruar një hua me vlerë 100 milion euro me Shqipërinë në kuadër të një pakete financiare të ‘Team Europe’ për modernizimin dhe elektrifikimin e një linje hekurudhore me gjatësi 120 km nga Vora në Shqipërinë e mesme deri në Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi. Projekti është në përputhje me mbështetjen strategjike të BE-së për ndërtimin dhe rehabilitimin e seksioneve kryesore hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, duke synuar të rrisë aksesin dhe përdorueshmërinë e transportit hekurudhor, duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik, lidhje më të mira tregtare, kalimin në modalitete më të qëndrueshme të transportit dhe dekarbonizimin e ekonomive lokale.

Paketa e financimit e ‘Team Europe’ për këtë projekt përfshin kredinë me vlerë 100 milion euro të BEI-t, e cila u finalizua sot, një grant investimi të miratuar me vlerë 126 milion euro të BE-së, të kanalizuar nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimordhe një kredi me vlerë 98,75 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë dhe u ndoq nga një delegacion i BEI Globale, i kryesuar nga zëvendëspresidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri André Rizzo.

Zëvendëspresidenti i BEI-t, KyriacosKakouris, përgjegjës për aktivitetet e Bankës në Ballkanin Perëndimor, tha: “Kyprojekt tregon më së miri partneritetin e fortë në kuadër të nismës ‘Team Europe’. Përpjekjet tona të përbashkëta do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë, rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke nxitur gjithashtu lëvizshmëri të qëndrueshme që hedh themelet për një rrjet hekurudhor të zgjuar, elastik, të sigurt dhe gjithëpërfshirës në vend dhe rajon. Si bankë e BE-së për klimën, BEI është plotësisht e angazhuar në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të sektorit hekurudhor në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.”

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku  tha: “Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, që shtrihet 120 kilometra deri në kufirin me Malin e Zi, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për ndërlidhjen rajonale, pasi do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve, duke nxitur rritjen ekonomike. Pas linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në Rinas, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit përfaqëson projektin e dytë madhor të qeverisë shqiptare në transportin hekurudhor. Banka Europiane e Investimeve mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në realizimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.”

Projekti do të mundësojë elektrifikimin e shinave hekurudhore, rindërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, futjen e një sistemi të ri telekomunikacioni dhe sinjalistike dhe përmirësime të sigurisë. Këto do të mundësojnë shpejtësi deri në 120 km/h, duke rritur efikasitetin dhe kapacitetin e transportit hekurudhor të pasagjerëve dhe mallrave. Si një zgjatim i korridorit kryesor TEN-T Mesdhetar, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit lidh Tiranën me Podgoricën dhe është e vetmja lidhje hekurudhore midis Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. r.e

Previous Post

“8 milionë turistë kanë dhënë vetëm nga 1 dollarë në të ardhurat e shtetit”

Next Post

Lirohet nga burgu e dashura e Laert Haxhiut. Mbetet një masë kufizuese

droni

droni

Next Post
Lirohet nga burgu e dashura e Laert Haxhiut. Mbetet një masë kufizuese

Lirohet nga burgu e dashura e Laert Haxhiut. Mbetet një masë kufizuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.