Një fëmi afgan i strehuar bashkë me familjen e tij në Shëngjin humbi jetë aksidentalisht mbrëmë. Ai u mbyt në ujin e shatrivanit të rezidencës ku po qëndronte.
”Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç”, njoftoi policia e Lezhës.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat. m.k












