Grabitet argjendaria gjate nates ne rrugen e Dibrës në Tiranë. Autoret hyne nga tarraca e biznesit duke vjedhur nje shume te konsiderushme bizhush me vlere.
Policia po kqyr kamerat e sigurise.
“Në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.a.b













