Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Kryetares së Kuvendit, deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.
Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është derguar per dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.
Votimi i sotëm u krye në praninë e 68 deputetëve.
Pavarësisht se ishte konstatuar mungesa e kuorumit, drejtuesja e seancës plenare vijoi votimin e projekligjeve.












