Ekstradohet nga Kosova i shumëkërkuari Gëzim Çela, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
Çela është 56 vjeç, lindur në Fushë Kuqe, Kurbin.
Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 8 dhjetor 2023, në Ferizaj, Kosovë, si rezultat i operacionit të përbashkët të koduar “Fundi i trishtë”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. r.k











