Foto ilustruese
Një drejtuese mjeti humbi drejtimin dhe makina përfundoi në një dyqan në breg të rrugës. Ngjarja ndodhi te ‘Ura e Cenit’ në Lezhë.
“Rreth orës 17:20, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Cenit”, shtetasja E. B., 28 vjeçe, banuese në Lezhë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili për pasojë ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një dyqani”, njoftoi policia e Lezhës.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.k












