Në mënyrë të papritur ka rënë nga kati i pestë i një pallati në Fier duke humbur jetën.
“Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. a.b












