Një person humbi jetën në burgun e Shënkollit i cili këtë pasdite u përfshi nga flakët. Policia se ka dhënë identitetin zyrtar, por mesohet se ai është Fatmir Sulaj një 25-vjeçar nga Kruja. Shkaqet e rënies së zjarrit janë duke u hetuar ende nga policia, është ajo e shpërthimit të bombolës së gazit, pasi të paraburgosurit gatuajnë me gaz.
Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje.Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve . Gjithashtu po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. .
Dy personat e tjerë mbetën të lënduar dhe u transportuan në spitalin e Lëzhës, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e zjarrit janë djegur dhoma në katin e dytë të këtij burgu, ku secila nga dhomat ka 5 të paraburgosur.












