Policia Kufitare greke njoftoi sot se nga ora 10:00 paradite dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar.
Ajo bllokohet për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët grekë.
Megjithatë lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë. a.b












