Policia zbulon një depo armësh dhe materiale të tjera që përdoren nga krimi në një lagje të Vlorës.
Në depo janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e mina me telekomandë.
Në video duken ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat.
Një person ka rënë në pranga ndërsa depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë. a.b











