Të burgosurit që mbetën të asfiksuar në burgun e Shënkollit kanë lënë sot spitalin e Lezhës.
Ata janë kthyer në burg, pasi janë mbajtur gjatë të gjithë natës në spital.
Emrat e të burgosurve që u asfiksuan nuk janë bërë publikë nga autoritetet, ndërsa familjarët e të burgosurve të Shënkollit natën e kaluar kanë udhëtuar drejt Lezhës, të shqetësuar për të afërmit e tyre.











