Një person mbeti i plagosur nga armët e zjarrit në një lagje të Shkodrës.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Selami Brahimi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Xhabije.
Policia po kryen veprimet e para në lidhje me këtë atentat.
Detajet e policisë:
Shkodër /Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. m.k












