Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 4, në Tiranë dy persona të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
– Franko Gatali, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar 2 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– Landi Qerimi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur ne tentativë, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. a.b











