Një person humbi jetën këtë mbrëmje në Vlorë pasi ra në një kanal. Policia nuk dyshon për arsye të tjera.
“Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k











