Një shpërthim ka ndodhur në Ishull Lezhë në oborrin e një shtëpie.
”Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.
Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij”, njoftoi policia e Lezhës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit. a.b











