Edhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zhvilluar vetëm 5 minuta mbledhje duke kaluar vendime të rëndësishme pa diskutim e transparencë.
Sot u miratua ndihma ekonomike për familjet në nevojë, si dhe dhënia e bonusit të qerasë për familjet e evakuuara nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit 2019.
Kryebashkiaku Veliaj shigjetoi këshilltarët e opozitës që sipas tij u bënë bashkë të majtë e të djathtë dhe nuk votuan vendimet për ndihmën ekonomike dhe bonusin e qirave për të pastrehët. Oshte Veliaj ai që nxiti sherrin për shkak se refutoi ti jepte fjalën këshilltarëve të opozitës.
Për shkak të tensioneve të krijuara, Këshilli Bashkiak vendosi përjashtimin e këshilltarit të opozitës, Endrit Brahimllari. m.k












