• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tirana, ndotje katastrofike, pedagogu dhe ish deputeti i PS nxjerr shifrat e ferrit

droni by droni
31 January, 2024
in Kronika, Kryesore
0
FOTO/ Një ditë pas protestës së opozitës Erion Veliaj rrethohet nga gardistët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Profesor Besnik Baraj, anëtar i Akademisë së Shkencave, ish deputet i PS dhe kryetar lokal i saj, ka zbuluar një situatë të paimagjinueshme ndotjeje në Tiranë pasi ka matur grimcat PM 2.5 në disa nga zonat më të populluara të Tiranës.

Bëhet fjalë pët grimcat që qëndrojnë pezull në ajër, të cilat depërtojnë në enët tona të gjakut dhe konsiderohen nga OBSH si më të rrezikshmet për shëndetin e njeriut. Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e këtyre grimcave nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se norma e vendosur nga OBSH, e cila është 5 mikrogram/m3. Në qendrat tregtare, në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.

Profesori Besnik Baraj ka kryer matje të prezencës së këtyre grimcave të rrezikshme ku ka gjetur se ndotja regjistrohet të jetë minimumi 33 dhe maksimumi 92.6 mikrogramë për metër kub (µg/m 3).


Në grafikun më lart, vendet e matura janë emërtuar me lokale të njohura të Tiranës apo institucione të ndryshme. Vihet re se niveli më i ulët i ndotjes, prap 7 herë më shumë se mesatarja është pranë stadiumit Air Albania ku hapësirat janë më të mëdha.

Niveli më i lartë i ndotjes është tek bar E88, pranë ish-ekspozitës në zonën e unazës së vogël, ku ka një lëvizje të madhe të makinave, por edhe një dendësi të madhe në ndërtime.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës është shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3. Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.

“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, – tha Baraj.

Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00 të mëngjesit, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.

Një vit më parë, një investigim i Piranjave doli në përfundime të ngjashme duke iu referuar matjeve të laboratorit të specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë.

Specialistë nga ky laborator zbarkuan në kryeqytet dhe në 20 pika nevralgjike instaluan aparaturat matëse.

Rezultatet treguan se ndotja e ajrit është katërfish më e lartë se mesatarja e vendeve evropiane. Më i rrezikshëm është përqëndrimi i dy përbërësve kimikë, dioksidit të azotit dhe benzenit.

Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana, ku ka një numër disafish më të lartë të popullsisë, ditën e sotme (29 Janar), në Londër niveli i PM 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3. Në New York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3. Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës që ka kryer zoti Baraj, tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3, në çdo rast shumë më të larta se qytetet e përmendura më lart.

Baraj i ka kryer matjet me një aparat i cili e ka marzhin e gabimit deri në +/- 10%. Edhe po t’ua heqësh vlerave këtë përqindje, shifrat e ndotjes në Tiranë nga grimcat vdekjeprurëse, janë në nivele alarmante, ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili thotë se ka mbjellë një milion pemë, u ka rekomanduar qytetarëve, që nuk u pëlqejnë ndërtimet dhe ndotja, që “të shpërngulen në fshat”.

Ndërkaq rrugët e Tiranësnpastrohen vetëm një herë në javë por në rrugicat e brendshme pastrimi mund të marrë disa javë për shkak të punësimeve fiktive të emigrantëve në Perëndim që marrin vetëm rrogën që pastaj e ndajnë. r.k

Previous Post

Shërbimet e Transportit rriton çmimin e patentës, ja si janë pagesat e reja

Next Post

1 MILIONË/ Sekuestrohen pronat e oficerit të lartë Oltion Bistri

droni

droni

Next Post
1 MILIONË/ Sekuestrohen pronat e oficerit të lartë Oltion Bistri

1 MILIONË/ Sekuestrohen pronat e oficerit të lartë Oltion Bistri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.