Kryesia e PD zgjodhi sot 4 koordinatorët që do të punojnë për organizimin e partisë. Ata janë Gazmir Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qiriako.
Detyra e tyre është të organizojnë qytetarët në terren dhe organizimin e protestave që mund të mbahen në të ardhmen nga PD. Po ashtu, koordinatorët do të kenë kontakte të vazhdueshme me degët e partisë duke raportuar gjithçka tek strukturat më të larta të PD.
Ideja e koordinatoreve u miratua në mbledhjen e Kryesisë së PD në muajin dhjetor ku u vendos dhe ndarja e Shqipërisë në katër rajone, veri, jug, Tiranë dhe Shqipëri e Mesme. a.b












