Një sasi eksplozivi ka shpërthyer sot në prët e para të mëngjesit në Tiranë.
Shpërthimi ndodhi në një zyrë të noteres Esmeralda Dauti.
“Rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. r.k











