Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”, tha ndër të tjera kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi fill pas publikimit të vendimit të Kushtetueses për marrëveshjen Rama-Meloni.
“Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.
Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!”, deklaron Bardhi. r.p












