Kreu i grupit parlamentar të Lëvizje Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke reaguar për dy ngjarjen e ndodhura gjatë ditës së djeshme në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe atë të Vaqarrit.Vasili thekson se pasiguria në burgje është e patolerueshme dhe kërkon që çdo zyrtar të bëjë detyrën ose të ndëshkohet.
“Pasiguria në burgje është e patolerueshme. Të marrë fund papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria. Çdo zyrtar të bëjë detyrën ose të ndëshkohet”, deklaron Vasili.











