• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog

droni by droni
25 January, 2024
in Kulture, Opinion
0
Zogistët – promotorë të qëndresës dhe luftës kundër okupatorëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shqyrtim gjatë leximit të Tanush Frashëri “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”

Nga Ekrem Spahiu

Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh shqiptar, Ahmet Zogu. Studiuesi Tanush Frashëri ka sjellë fakte të reja në veprën e tij “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”, e cila, për nga pasuria arkivore që sjell dhe nga analizat e vlerësimet që bën, me siguri që hyn në veprat unike si për temën edhe për kohën së cilës i adresohet.

Duke evokuar këto vlera e kontribute, vetë tema që ka zgjedhur zotni Frashëri për të hulumtuar, na risjell një vlerësim gjeopolitik të gjithëpranueshëm: interesi i Shqipërisë për Italinëdhe ndërsjelltë, ai i Italisë për Shqipërinë, të cilët kanë qenë, janë dhe do të mbeten të nivelit strategjik. Italia, në dallim nga fuqitë e tjera të mëdha e të mesme të interesuara për Shqipërinë, ëshë e vetmja fuqi fqinjë e drejtëpërdrejtë gjeografike e saj. Nëkëtë kuadër, autori na sjell një referencë domethënëse nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë i fillimshekullit të 20-të, Tommaso Tittoni: “Vlera e vërtetë e Shqipërisë qëndron nëportet dhe bregdetin e saj. Zotërimi i tyre qoftë nga Italia, qoftënga Austro-Hungaria do të thotë epërsi në Adriatik. Këtë Italia nuk do t’ia lejonte kurrë Austro-Hungarisë, ashtu si e kundërta, Austro-Hungaria nuk do t’ia lejonte kurrë Italisë”.

Gjeografia e ka lidhur Shqipërinë me Italinë me një interes strategjik sigurie. Dhe burrështetasit e vërtetë shqiptarë të çdo kohe nuk mund të mos e konsideronin me vëmendje këtë interes.

Në këtë kuadër, raportet e Mbretërisë Shqiptare me Italinë përbëjnë një kapitull sa të ngjeshur, aq edhe intrigues, për tëcilat, autori na ndriçon pa anësi, përmes dokumenteve autentike.

Autori ka formuluar një konkluzion fondamental kur vlerëson “Përpjekjet e Mbretit Zog që Shqipëria të shkëputej nga përqafimi mbytës i Italisë”. Pra, ka veçuar kështu partneritetin e barabartë italo-shqiptar tek i cili duhet të bazohen marrëdhëniet midis dy vendeve, nga synimi poshtërues i fashizmit.

Për këtë, ai sjell plot të dhëna arkivore dhe gjykime për çështje kapitale të marrëdhënieve midis dy vendeve. Kështu, për shembull, përtëritja në vitin 1930 e Paktit të Miqësisë dhe tëSgurimit të vitit 1926. Pala Italiane e kishte menduar të lehtëkëtë përtëritje ngase paragjykonte Mbretin Zog si shtetar që“lëshon pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që tëpranohej përtëritja e Paktit dhe se “politika e shtrëngimit tëvidave, ndërprerja e ndihmës, dmth pezullimi i derdhjes së këstit të huasë…do të ishte leva e Arkimedit që do ta thyente Mbretin”.

Mbreti Zog pati edhe presione të tjera nga të vetët por, sikurseka hulumtuar autori, “këto lajme nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”, përkatësisht nga pranimi vetëm indryshimeve që e trajtonin Shqipërinë të barabartë në identitetme Italinë, jo vasale të saj.  

Autori sjell material të bollshëm arkivor që vërteton se pala italiane ushtroi presion të fortë për bashkim doganor, të cilin Roma përpiqej ta bënte dinakërisht dhe ta paraqiste si nismë tëShqipërisë. Sigurisht që Shqipëria gjithnjë ka patur e do të ketënevojë për një qarkullim të dëndur mallrash me Italinë. Por evidentohet qartazi se vetë Mbreti këmbëngulte që “qeveria shqiptare dëshiron që ujdia e re të jetë e tillë që të ketë disa rrugëdalje për prodhimet e vendit” dhe se vetëm mbi këto kushte “nuk përjashtohet mundësia e formës së bashkimit doganor”.

Për vetë orintimin e tij gjithëperëndimor, por edhe i ndodhur përpara një presioni të tillë, Ahmet Zogu thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, Kodi Civil, Kodi Tregtar, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Civile etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet e veta shtet–ndërtuese.

Në libër gjejmë afirmimin e bollshëm të konceptit të Mbretit Zog për organizimin, përhapjen, arsimimin dhe stërvitjen e ushtrisë. Ai ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj fizionomisëkombëtare të ushtrisë dhe xhandarmërisë.

Nuk mohohet që ushtria kombëtare shqiptare e Mbretërisë gëzoi një mbështetje te Italia për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë. Por Mbreti krijoi një kuadër institucional që koncepti i sigurisëdhe mbrojtjes të bazohej në ekspertizën më të mirë nga çdo vend perëndimor. Në ilustrim të këtij koncepti, autori na sjell të dhëna se Mbretëria kishte kërkuar nga qeveria angleze oficerë të lartëtë shtatmadhorisë. Po kështu, u sigurua ekspertizë lidershipi nga Austria, ku spikat përzgjedhja e gjeneral Gustav Mirdaç, nëpozicionin më të lartë ushtarak të Shefit këshilltar të Shtabit tëUshtrisë Shqiptare.

Autori ka hulumtuar dokumente të bollshme autentike që lidhen edhe me pushtimin fashist të Shqipërisë. Në këtë kuadër, ai sjell një detaj mjaft interesant, ku referohet se ambasadori italian nëBerlin i kishte deklaruar Gjermanisë se Italia “e konsideronte Shqipërinë një problem të familjes, ashtu si Gjermania e sheh Austrinë dhe Çekosllovakinë”. Nga ky libër hulumtues, mësojmë se, në vijim të kësaj deklarate, Tirana ngarkoi përfaqësuesin e akredituar në Berlin, diplomatin e shquar Rauf Fico të hetonte se sa dëm do t’i sillte vendit tonë afrimi italo-gjerman.

Gjithnjë në këtë kuadër, autori vërteton me dokumente se Mbreti Zog po kërkonte alternativa të reja për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Atëherë, Musolini përzgjodhi një politikë afrimi me Shqipërinë përmes ndihmave financiare dhe ekspertizëskëshillimore, sidomos në ushtri. Sikurse afirmohet nga gjetjet e autorit, Italia i shfrytëzoi këto për të realizuar “një depërtim gjithnjë e më shumë të vrullshëm dhe të dobishëm”, sigurisht nga këndshikimi i interesave italiane për të përgatitur pushtimin fashist. Edhe në këtë pikë kritike, autori vlerëson se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesëpërkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajëme karta të hapura”. Autori vërteton me dokumente autentike se,përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinësubversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesëkryesore ndaj planeve pushtuese.  

Libri hedh dritë të re mbi zgjidhjet më të arsyeshme që konceptoi dhe realizoi Mbreti shqiptar për qëndresën ushtarake, për vijimësinë shtetërore dhe për qëndresën e mëtejshme diplomatike.

Libri i zotni Tanush Frashëri, do të përbëjë një burim të ri referimi për rishkrimin objektiv të historisë, gjë që akoma i mungon Shqipërisë.  

Previous Post

Humb jetën punëtori, u dëmtua në një makineri të fabrikës

Next Post

Dënohet me shëtitje në komunitet kryetari i bashkisë së Kuçovës, duhej të bënte 9 muaj burg

droni

droni

Next Post
Dënohet me shëtitje në komunitet kryetari i bashkisë së Kuçovës, duhej të bënte 9 muaj burg

Dënohet me shëtitje në komunitet kryetari i bashkisë së Kuçovës, duhej të bënte 9 muaj burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.