Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit “FITUR, Madrid”.
Rama nisi sot një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.
Kryeministri Rama pati një takim me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanches në zyrën e tij në Madrid.
Më pas kishte një takim të zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.
Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet edhe diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, Kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit. m.k












