Kryetarja në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ka postuar sot pasdite në lidhje me takimin që zhvilloi me 2 bashkëkryetarët e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që këmbëngul sërish për reformë gjithëpërfshirëse.
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim.”, poston kryetarja në detyrë. m.k












