Drejtoresha e Kadastrës në Sarandë Aida Demi është shkarkuar nga detyra pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
Shkarkimi u nxit nga një emision investigativ ku dyshohet se Demi ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar familjarët e saj, të cilët morën një pjesë deti dhe e mbushën me inerte.
Më pas ata ndërtuan aty një hotel i cili u regjistrua më pas si pasuri e rregullt. a.b











