Një person humbi jetën sot papritur në Gjykatën e Tiranës. Ai ndodhej në gjykatë për t’u njohur me datën e gjyqit.
Dëshmitarët thanë se e panë të ulej në një karrige por më pas ishte rrëzuar në tokë.
Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak ndërsa vdekja e tij u konfirmua edhe nga mjekët e urgjencës që mbërritën në gjykatë.
Ai quhej Ilia Demi, profesor i arteve marciale ndërsa ishte kallëzuar nga ish bashkëjetuesja e tij.
Sipas avokatit ai ishte nën presion për tu martuar me ish të dashurën e tij. Avokati tha se nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje dhe se duhet të hetohet telefoni i tij në lidhje me rastin.
Avokati tha se çështja ka nisur në 2020. “Deri tani kam rreth 12 klientë që kanë vdekur duke pritur procesin gjyqësor”, tha avokati. a.b











