• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Belind Këlliçi jep detajet e padisë për tokën e Bolinos, 10 akuza

droni by droni
11 January, 2024
in Kronika, Kryesore, Politika
0
DEKLARATA/ PD, kallëzim penal për Ramën, Bolinon, Denajn, Agaçin. Motivet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Bollino dhe Edi Rama janë paditur për 10 vepra penale, deklaroi sot anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlkiçi. Ai tha një pasqyrë se si ndryshuan VKM-të e qeverisë për ti dhënë Carlos me qira 1 euro, 4 mijë metër tokë.

Për cilat vepra penale janë kallëzuar Rama, Bolino dhe të tjerë:

– “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
– ”Mashtrimet”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;
– ”Përpilimi i deklaratave të rreme”, parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal;
– “Dhënia e informacioneve të rreme”, parashikuar nga neni 168 i Kodit Penal;
– ”Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
– “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;
– “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenit 258 i Kodit Penal;
– “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
– “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal;
– “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Detajet: Si ka ndryshuar vendimarrja

Procedura nis me buletinin Nr.29 datë 22.07.2019 të Agjencisë së Prokurimit Publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë rezulton të ketë shpallur njoftimin për “Dhënien me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021.5 m²”.
Me pas Anila Denaj shpall fitues Carlo Bollinon, duke i propozuar Këshillit te Ministrave qe Carlo te mos paguante me 6,300 euro qira ne muaj, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro. Duhet thënë se ky ndryshim i VKM nr. 54, qe i kursente zotërisë ne fjale qiranë, është bere nga qeveria Rama.

Momenti kryesor nga ku fillon paligjshmëria është miratimi i lejes se ndërtimit me date 13 janar, 2020. Këshilli Kombëtar i Territorit, me Kryetar Edi Ramen, miraton një leje ndërtimi per nje godine te vetme. Kontrata e qirasë përcaktonte fare qarte se Carlo Bollino do te duhej te rikonstruktonte 3 godina, e me pas t’ia kthente ato shtetit shqiptar.

Pra, siç rezulton, kompania MTSC sh.p.k, në momentin e marrjes së Lejes së Ndërtimit në datë 13.1.2020, leje kjo e dhënë për ndërtimin e një godine unike, dhe jo rikontruksionin e tre godinave të ndryshme ekzistuese shtetërore, siç parashikohej në kontratën e qirasë, kompania nuk dispononte të drejta pronësie apo qiramarrjeje, mbi katin e dytë të godinës kryesore, e cila i është dhënë kësaj kompanie vetëm me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ndërkohë që Leja e Ndërtimit ishte dhënë 30-ditë më parë në datë 13.1.2020.

Atëherë lind pyetja:
– Si e dinte KKT, që Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë do të propozonte shumë shpejt një vendim, dhe ky do të miratohej nga Këshilli i Ministrave, për t’i dhënë zotit Bollino një sipërfaqe shtesë në godinat shtetërore?

– Si e dinte KKT, që godinat shtetërore që ishin dhënë me qera nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të prisheshin, me propozim të kësaj të fundit, ndërkohë që KKT ka dhënë Lejen e Ndërtimit më datë 13.1.2020, ndërsa prishja e godinës do të ndodhte 4 muaj më vonë?!!!

– Nëse Leja e Ndërtimit jepet nga KKT, në 13 Janar 2020, a është ky akti që ka diktuar marrëdhënien e qerasë apo vet ekzistencën e godinave shtetërore dhe njëkohësisht dhe fatin truallit, dhe po ky akt me Kryetar të organit z. Edi Rama, ai që ka urdhëruar zonjën Anila Denaj, që të ndryshojë kushtet e Kontratës e më pas vetë ekzistencën e godinave në shkelje të urdhërimeve të ligjit ?!

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.368 , datë 6.5.2020, “Për shembjen e tre objekteve të dhëna me qera është vendosur:

1. Shembjen e 3 objekteve me emërtimet “Objekti nr. 1” 2 kat, “Objekti nr. 2” 1 kat, “Objekti nr. 3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.06 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr. 2604 rep, nr. 727 kol, datë 14.10.2019, me tarifën 1 euro kontrata, ndryshuar me anekskontratën nr. 479 rep, nr. 189 kol, datë 28.02.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës , dhe shoqërisë “MTSC” , sh.p.k, si qiramarrës.

Pra, vetëm dy muaj, pasi Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 157, datë 19.02.2020, ia dha zotit Carlo Bollino të drejtën e qiramarrjes për katin e dytë të godinës, me një tjetër vendim, po Këshilli Ministrave vendosi që kjo godinë të mos ekzistojë më, por të prishet.

Kjo tregon, se veprimtaria publike, që po realizohej sipas këtyre akteve, ishte dhënia e gjithë pasurisë publike, me qira përpara prishjes së tyre, me qëllim që zoti Bollino të përftonte maksimalisht gjithë sipërfaqen e truallit funksional dhe nën objekt të tyre.

Me pas, konkretisht, në korrik të vitit 2020 miratohet vendimi i Këshillit të Ministrave, VKM 589 datë 22.07.2020.

Përmes kësaj VKM-je, ndryshon objekti i kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte, sepse vet qiradhënësi, me VKM kishte vendosur shembjen totale të tyre.

Atëherë lind pyetja: Cila është ajo pasuri publike, që zoti Bollino kishte të drejta qiraje dhe do të rikonstruktonte për ndërtimin e një Televizioni me kushte bashkëkohore ?!

Këshilli i Ministrave është investuar sërish për të plotësuar, aktet rregullatore, në kushtet kur objekti i qiradhënies nuk ekzistonte më.

Konkretisht me propozim të zonjës Anila Denaj, Këshilli i Ministrave, miraton VKM nr. 589 datë 22.07.2020, përmes të cilës ndryshon Nenin 2 të kontratës së qerasë.

Pra Neni 2 “Qëllimi i Përdorimit” dhe pika 5.7 e nenit 5 “Të drejtat dhe detyrimet e qiramarrësit”, fjalët “rikonstruksion total” zëvendësohen me “rikonstruksionin minimalisht të totalit”.

Pra lind pyetja: Në kushtet kur objekti u shemb, kush nga objektet do të rikonstruktohej, dhe sipas Këshillit të Ministrave, në mënyrë “minimalisht të totalit” ?!

Kjo lloj zgjidhje tregon se Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave, përpiqen të mbulojnë paligjshmërinë flagrante të veprimeve të tyre, në shërbim të zotit Bollino dhe Televizionit të rij, “të pavarur”!

Ne këtë moment ndodh dhe paligjshmëria me flagrante. Ne datën 24 korrik te vitit 2020, pas miratimit te VKM, firmoset Aneks Kontrata mes Ministrisë se Financave dhe subjektit MTSC. Por kjo kontrate nuk shërbente për zbardhjen e lejes, pasi gjithmonë flitej për rikonstruksion te godinave qe tashme ishin prishur, po me vendim te firmosur nga Edi Rama.

Prandaj me date 4 gusht 2020, firmoset nje Aneks Kontrate e re ku si baze ligjore është po e njëjta VKM e muajit Korrik 2020, por tashme fjala rikonstruksion total, zëvendësohet me ‘rindërtim jo me pak se sipërfaqja e godinës ekzistuese”. Kjo fjale nuk përmendet ne asnjë moment te VKM. Pas ketij falsifikimi firmoset dhe zbardhja e lejes se ndërtimit, bazuar ne po ketë Aneks Kontrate. a.b

Previous Post

DEKLARATA/ PD, kallëzim penal për Ramën, Bolinon, Denajn, Agaçin. Motivet

Next Post

Bici heq dorë nga mandati i deputetes së PS, në rradhë Ndreca

droni

droni

Next Post
Reagimi i Dallendyshe Bicit: Nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj përgjegjësi për askënd se çfarë thotë

Bici heq dorë nga mandati i deputetes së PS, në rradhë Ndreca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.