Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për heqjen e sekuestros ndaj inceneratorit të Tiranës.
Pas refuzimit nga dy shkallët e gjyqësorit për të hequr nga sekuestro preventive, avokatët e kompanisë Integrated Energy BV S.P.V bënë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkonin shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Pasuritë në fjalë u sekuestruan në gusht të vitit të kaluar, pasi SPAK përfundoj se pronarët e vërtetë të “Integrated Energy B.V SPV” ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. a.b











