Një person u qëllua me armë zjarri këtë mbrëmje në Vlorë. Nga plumbat mbeti i vrarë , Genc Sinomataj, 22 vjeç ndërkohë policia ka nisur verifikemet e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta. Personi në objektiv ishte Sinomataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
“Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, njofton policia e Vlorës.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë. m.k











