Një fëmijë 4 vjeç humbi jetën gjatë një aksidenti në Fushë Krujë.
“Në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia e Krujës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b












