Një makinë policie është përfshirë në një aksident rrugor. Një automjet tip Wolsvagen, me targa TR 6274 R, ka përplasur makinën e policisë në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Nga ky aksident nuk raportohen të lënduar përveç dëmeve materiale. Fotot nga vendi i ngjarjes kanë ardhur në redaksinë e Tv Klan.al nga qytetaret.













