Sot u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur nga burgu i Fierit, personi me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).
Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi.
Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.












