Vëllai qëlloi me armë të vëllanë dhe pastaj veten sot në Tiranë.
Ngjarja e rëndë me dy viktima ndodhi në rrugën ‘Xhon Belushi’. Lulzim Cami rreth 68 vjec u vra nga i vëëlai Veap Cami, rreth 63 vjec.
”Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia e Tiranës. a.b












