Dy shqiptarë në Itali kanë rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar një 66-vjeçare e cila ishte hedhur në kanal me qëllim vetëvrasjen.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lendinara të Italisë ku policia ka ndihmuar shqiptarët që i kanë ardhur në ndihmë 66-vjeçares.
Mediat italiane shkruajnë se vetëm falë këtyre “engjëjve kujdestarë” gruaja u soll në breg. 6Pas kësaj, 66-vjeçarja tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.











