• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Kjo është vetëm nxehmja, marshimi ynë drejt fitores vazhdon

admin by admin
1 June, 2017
in Kryesore, Politika
0
Basha: Kjo është vetëm nxehmja, marshimi ynë drejt fitores vazhdon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha i është drejtuar çadrës së protestës, në ditën e 90 të saj.
Në fjalën e tij, kreu PD vlerësoi protestuesit të cilët sipas tij “90 ditë më parë ishin shpirti i rezistencës, shpresa e çdo shqiptari, por sot janë  e ardhmja e Shqipërisë evropiane”.
Për Bashën, “kjo është vetëm nxehmja, marshimi ynë drejt fitores vazhdon. Republika e Vjetër ka pranuar rrugën institucionale të asgjësimit të saj, për ti hapur rrugën republikës së re
Do të ketë përballje totale për zgjedhje të lira e të ndershme për ti dhënë shqiptarëve një Shqipëri të çliruar nga krimi, droga e korrupsioni”.

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës në ditën e 90 të qëndresës në Sheshin e Lirisë, pas arritjes së marrëveshjes politike për zgjedhje të lira e të ndershme

Republika e Re nis marshimin drejt fitores në çdo shesh të Shqipërisë


protesta caderVëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, qytetare dhe qytetarë, të reja e të rinj. Plot 90 ditë më pare, ju nisët një rrugëtim epik, qytetar, patriotik, demokratik, paqësor, europian dhe të vendosur për të mos pranuar më me kokën poshtë gjendjen e mjerë të vendit, për të treguar të vërtetat tuaja, të familjeve tuaja dhe të mbarë Shqipërisë, para çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje, për t’i treguar botës mbarë, të vërtetën e dhimbshme të Shqipërisë, nën zgjedhën e drogës, krimit dhe korrupsionit.
Ju u bashkuat 90 ditë më parë në këtë shesh. Në këtë shesh, i treguat për 90 ditë e 90 net me radhë Shqipërisë, Europës e mbarë botës se shpresa nuk ka vdekur, se kurajë triumfon mbi frikën dhe se drita e të vërtetës dhe drita e forcës së të pathyeshmes e një populli të tërë për demokraci të vërtetë, do të ndriçojë anembanë atdheut tonë.
90 ditë më pare, ne u mblodhëm këtu në një vend të pashpresë, në një vend të pazot. Ne u mblodhëm këtu me kurajën e gjithsecilit prej jush dhe të gjithë bashkë, me kurajën e kësaj lëvizje, këtij bashkimi, më të madhin të shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe nisëm qëndresën tonë të bashkuar.
90 ditë më pare, ju ishit shpirti i qëndresës, refuzimi i të keqes. Deri sot, ju ishit shpresa e çdo shqiptari dhe Shqipërisë, por sot, ne jemi e ardhmja e Shqipërisë europiane.
Ajo që ju ndezët në zemër të kryeqytetit, në zemër të Shqipërisë, është flaka e pavdekshme e shpresës  tek e nesërmja që po vjen.
Me forcën e kauzës tonë të drejtë, me pathyeshmërinë e qëndresës tuaj epike, kjo lëvizje shembi sot muret e kështjellës së mykur të republikës së vjetër. Muret e kështjellës së mykur të republikës së vjetër ranë vetëm prej qendrës dhe kurajës tuaj.
Askush nuk ju trembi dot, askush nuk na shtangu dot, askush nuk na kthen dot nga rruga që kemi nisur.
90 ditë, dhe Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë. Por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, nuk do shpërndahet, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë.
Kështjella e republikës së vjetër do të bjerë përfundimisht me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare.
Kurrë më pare, në këto 27 vite, që nga përmbysja e diktaturës, Europa nuk ka njohur një bashkim të tillë zemrash dhe vullnetesh si kjo lëvizje e pathyeshme dhe e pamposhtshme. Sepse kjo lëvizje, as nuk filloi dhe as nuk vazhdon për interesa politike apo pushtetin e një partie, apo të një aleance, apo të një personi.
Kjo lëvizje, nisi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve shqiptarë do t’ua kthejmë. Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme u kurorëzua sot, jo në rrëzimin e qeverisë, por gjysmës së saj.
Me garanci, të cilat duhet të zbatohen nga fillimi deri në fund, por beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm nxemja, ndeshja fillon pas një jave, dhe ne marshojmë drejt fitores.
Bashkë me betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të vazhdojmë deri në fund projektin tonë të madh të Republikës së Re, republikës së qytetarëve shqiptarë, republikës që do t’i japë fund komplotit politik dhe ekonomik që e ka sunduar këtë vend, e ka rrënuar ekonominë e saj dhe i ka varfëruar shqiptarët deri në palcë.
Po, Republika e Re nuk është thjesht dhe vetëm objektivi ynë, nuk është thjesht dhe vetëm shpallja e pakthyeshme e 13 Majit nga ky shesh i lirisë, por është realiteti që ka ardhur e do të jetësohet përmes qëndresës, vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë për programin dhe ekipin e Republikës së Re, më 25 qershor.
Sot, përmes dialogut politik që u bë realitet vetëm falë imponimit të qëndresës dhe bashkimit tuaj, republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale të asgjesimit të saj, për t’i hapur vend ëndrrës suaj të Republikës së Re.
Kjo është domethënia e angazhimit për reformën kushtetuese. Angazhimi për Reformën Kushtetuese nuk është thjesht dy fjalë në një letër të bardhë, por është ngritja e flamurit të bardhe nga Republika e vjetër para vendosmërisë sonë, që kurrë më, ky vend mos të sundohet nga komploti ekonomik dhe politik, që kurrë më, politika të mos jetë teatër kukullash për qytetarët dhe burim pasurie dhe pushteti për pushtetarët.
Reforma kushtetuese, është vetë shtrati kushtetues që ju premtova ditën e shtunë me 13 maj, për të ndërtuar së bashku një shtet dhe një shoqëri ku pushteti, pasuritë, të ardhurat dhe fati juaj, të jenë njëherë e përgjithmonë vetëm në dorën tuaj.
E dinë të gjithë, e dini ju, e di unë, e dinë ata, e di bota mbarë se ky shesh dhe kjo lëvizje është e reja që do të zëvendësojë njëherë e përgjithmonë të vjetrën. Asnjë tërheqje dhe asnjë kompromis nuk do të ketë me të keqen që kapi vendin për fyti, por do të ketë përballje totale përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për t’i dhënë shqiptarëve një Shqipëri të çliruar nga droga, të çliruar nga krimi, të çliruar nga korrupsioni.

***
Një Shqipëri, ku fermerët shqiptarë nuk do të kenë zgjedhje mes largimit, falimentimit dhe hashashit, por do të kenë mbështetje direkte me fonde dhe subvencione.
Një Shqipëri dhe një Republikë për 650 mijë pensionistët shqiptarë bashkë me të cilët do të shembim kështjellën e mykur të republikës së vjetër e përmes Republikës së Re, do t’i dorëzojmë atyre të drejtën e tyre, paratë e republikës së vjetër që sot e kësaj dite vazhdojnë të zhduken në xhepat e oligarkëve.
Para që do të kthehen në një pension minimal prej 250 mijë lekësh në muaj për ta.
Biznesi i vogël, përfaqësuesit e të cilit po kështu, i dhanë këtij sheshi dhe kësaj agore të vërtetën e dhimbshme të një ekonomie në krizë totale, duhet ta dinë se dita e parë e Republikës së Re do të jetë dita e çlirimit një herë e përgjithmonë nga taksat e larta dhe nga zuzarët, taksidarët dhe inspektorët e qeverisë.
Qindra mijëra të punësuar në sektorin privat, do të njohin paga më të larta dhe siguri më të lartë në vendet e tyre të punës, me taksën më të ulët në Ballkan, taksën e sheshtë 9%, e cila do të rikthejë ekonominë tonë dhe ekonominë e çdo shqiptari në kushtet e konkurencës dhe do të çlirojë pozitivitetin, do të çlirojë energjinë e biznesit, anembanë ekonomisë sonë kombëtare.
Të rinjtë dhe të rejat, studentet dhe studentët që kanë qenë prej ditës së parë balli i lëvizjes sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me votën, me qëndresën e tyre, do të përcaktojnën shtatorin e ardhshëm, si muajin e ligjit të ri për arsimin e lartë, me tarifa të reduktuara, me mundësi për çdo student, me autonomi të plotë universitare dhe me stazhe të paguara nga Republika e Re për 10 mijë studentë, bijë e bija shqiptarësh çdo vit.
Askush nuk do të jetë më fatlum në Republikën e Re, se fëmijët e shqiptarëve, drita jonë e syrit.
Kur kështjella e shembur e republikës së vjetër të zërë brenda oligarkët dhe pushtetarët e korruptuar, arkat e tyre të vjedhura padrejtësisht shqiptarëve, do të mbështesim financiarisht çdo fëmijë shqiptar me një shumë prej 30 mijë lekësh në muaj.
Një sistem arsimor modern do të shtrihet anembanë vendit për ti garantuar çdo prindi shqiptar kujdesin maksimal, përfshi drekën në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Shqipërisë, dhe qetësinë e mendjes se fëmijët e tyre nuk do të enden rrugëve, por do të dalin njëkohësisht me ta për tu bashkuar në vatrat familjare me standardet europiane të arsimit në Republikën e Re.
Të përndjekur dhe pronarë, Republika e Re do t’i japë fund padrejtësisë që kurrë nuk mori fund për ju me kompensimin e plotë me vlerën e tregut, me dëmshpërblimin financiar dhe moral tuajin, krenaria e historisë tonë të dhimbshme, balli i protestës dhe qëndresës tonë.


***
E vrau frikën ky bashkim i madh dhe për herë të parë, intelektualët, elita e mendjes dhe e shpirtit e dëgjoi zërin e popullit të vet ditë për ditë e natë për natë që në këtë agorë buçonte i pa censuruar.
Kërkesat dhe këshillat dhe kritikat tuaja, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.
Republika e Re do të zëvendësojë elitën kriminale të republikës së vjetër me elitën e vërtetë, me intelektualët, me pedagogët, me profesorët, me artistët, me sportistët, me shtresën e mesme, motorin e zhvillimit të shoqërisë.
Për të gjitha këto, kjo lëvizje që nisi me datë 18 Shkurt, jo, kurrsesi nuk mund ta mbarojë sonte misionin e saj.
Jo, kurrsesi nuk mund ta mbarojë sot misionin e saj historik.
90 ditët e ndritura të bashkimit dhe qëndresës tonë epike janë krenaria, shpresa dhe kurajo e një shoqërie të tërë, janë prova se e vetmja vlerë që e mund të keqen, e vetmja garanci që nxjerr një shoqëri nga errësira – drejt dritës, është vetë bashkimi ynë, është kurajoja juaj.
Ndaj, dinjiteti, kurajo, trimëria, shpresa dhe guximi që keni investuar në këtë shesh të lirisë, mendjet e shpirtrat e çdo shqiptari, të djathtë e të majtë, gegë e toskë, muslimanë e të krishterë, janë asetet dhe garancitë e fitores së padiskutueshme të Republikës së Re, me 25 Qershor, e fitores së madhe.  Jo thjesht e zgjedhjeve të radhës, por fitores tuaj, fitores së shpresës mbi dëshpërimin, të resë mbi të vjetrën, të shqiptarëve mbi oligarkinë dhe pushtetin e inkriminuar, mbi drogën dhe krimin.
Kjo do të jetë fitorja më e bukur!
Sepse, ndonëse do të jetë fitorja me siglën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë së ndryshimeve historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe e aleatëve tanë të çmuar, të cilëve iu shpreh mirënjohjen time më të thellë, ajo në fakt, do ti përkasë gjithsecilit prej jush.
Kjo është fjala juaj, ky është vendimi juaj, ky është zotimi im në këtë tempull të shenjtë te lirise, para jush dhe para Zotit.
Sakrifica juaj, hapi një horizont të paimagjinueshëm tre muaj më parë.
E di se nuk jeni lodhur, përkundrazi, jeni edhe më të fortë, keni edhe më shumë besim tek vetja dhe tek njëri-tjetri.
Betejat që kemi fituar deri më sot, janë dëshmi, se kjo lëvizje, bashkë me të, Partia Demokratike dhe aleatët tanë, janë më shumë, më të fortë dhe më të gatshëm se kurrë për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes së Republikës së Re.
Ndaj, duke shndërruar gjithë Shqipërinë, duke shndërruar gjithë atdheun tonë, qytetet, lagjet e qyteteve dhe fshatrat tona, sheshet dhe rrugët tona, le ti shndërrojmë në sheshe të lirisë si ky tempull.
Mos ta ndalim asnjë çast marshin tonë drejt Republikës së Re, drejt fitores së çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje.
Zoti ju bekoftë ju kampionë të lirisë, kampionë për zgjedhje të lira e të ndershme, themelues të Republikës së Re!
Zoti e bekoftë çdo shqiptar që pret të lirohet nga vargonjtë e të shkuarës dhe të jetë qytetar me të drejta të plota i Republikës së Re!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti e bekoftë Republikën e re!
Fitore!
 


DRONI.al

Previous Post

Berisha komenton marrëveshje Rama – Basha

Next Post

MARRËVESHJA/ Petrit Vasili shpreh disa kënaqësi dhe një ironi

admin

admin

Next Post
MARRËVESHJA/ Petrit Vasili shpreh disa kënaqësi dhe një ironi

MARRËVESHJA/ Petrit Vasili shpreh disa kënaqësi dhe një ironi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.