Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha sot se vendimi i Parlamentit për heqjen e imunitetit të kreut të PD, Sali Berisha është antkushtetues.
”Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.
Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”, dekëaroi kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. a.b












