Gjykata Kushtetuese sot dështoi, shkruan në rrjete sociale politikani i njohur, ish ministër dhe deputet, Genc Pollo.
Ai thotë se Kushtetuesja dështoi të ndajë kufijtë mes organeve shtetërore.
“Ajo nuk përmbushi funksionin bazik të sajin: të qartësojë kufirin e kompetencave mes organeve shtetërore. Në rastin konkret mes Kuvendit të Republikës dhe Prokurorisë së Posaçme.
Arsyeja që paraqiti (1/5 e Deputetëve nuk legjitimohen për kërkesë) është budallalëk me brirë: kush mund t’a vërë në lëvizje Gj. K.? Qeveria apo Kuvendi që dominohen nga e njëjta parti. Pastaj në dekada Gj. K. ka pranuar kërkesa të ngjashme nga deputetë për çështje nga më të ndryshmet.
Deri ditën e sotme kur moralisht abrogoi vetveten”, deklaron Pollo. m.k












