Dy persona humbën jetën sot pas një aksidenti të rëndë në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit.
Dy makina janë përplasur dhe si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.
Personat që kanë ndërruar jetë janë M. T., rreth 35 vjeç, dhe E. C., 29 vjeçe, njoftoi policia e Tiranës. r.p












