Një punonjës policie dyshohet se qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij në Tiranë.
“Në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore”, njoftoi policia.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k











