Një person është gjetur pa jetë sot në breg të Lanës në afërsi të Brrylit në Tiranë.
“Rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. a.b












