Një sirian 30 vjeç u gjet pa jetë këtë mbrëmje në një banesë të braktisur në Koplik.
“Rreth orës 20:50, jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi.m.k












