Këshilli i mandateve në Parlament vendosi sot të autorizojë seancën plenare të heqë mandatin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për ti hapur rrugë arrestimit të tij nga SPAK.
Komisioni i Mandateve kreu pjesën e dytë të mbledhjes këtë pasdite ndërsa mësohet se të gjithë deputetët votuan njëzëri pro kërkesës së SPAK.
Ndërkaq avokati Ardian Visha tha se na u la vetëm 24 orë për të shqyrtuar rreth 340 faqe relacion të SPAK. Visha tha se në asnjë rresht nuk argumentohet arrestimini Ahmetaj dhe kontrolli i shtëpisë së tij.
Deputeti Gazment Bardhi tha se do të propozojë nesër një ndryshim rendi dite për seancën plenare duke e votuar mandatin e Ahmetaj qysh neser. Ai e ka depozituar këtë pasdite kërkesën.
Por deputeti i PS Arben Pëllumbi tha se mazhoranca do të propozojë seancën e së hënës në orën 17.00 për të votuat mandatin.
Mazhoranca dhe opozita kanë dalë me dy raporte në lidhje me Ahmetaj, të cilët në fakt po përpilohen.











