SPAK ka dorëzuar kërkesën për lejen për arrestim të Ahmetaj që të premten.
Është e çuditshme që kërkesa drejtuar parlamentit është bërë në fundjavë kur Parlamenti nuk është i mbledhur dhe se nevojiten të paktën 3 ditë deri në mbledhjen e tij dhe lejimin e SPAK për të kontrolluar ndër të tjera banesën e Ahmetajt apo zyrat e tij private.
Shto këtu edhe kohën që vendoset për mbledhjen e komisionit të mandateve. Grupi i PS e ka diskutuar sot kërkesën dhe pritet që komisioni të mblidhet në 2 ditë ose ndryshe 5 ditë nga kërkesa.
Kjo është kohë e mjaftueshme që e bën kontrollin e SPAK formal për sa kohë Ahmetaj ka mjaft mundësi për të paketuar disa gjëra.
Policia aktualisht nuk e di vendodhjen e tij dhe vetë Ahmetaj nuk ka shprehur gadishmëri të dorëzojë vullnetarisht mandatin dhe ti japë mundësi SPAK të kryejë arrestimin e tij.
Procedura që ndiqet pas kërkeses nga ana e SPAK është se duhet të mblidhet komisioni i mandateve dhe në rast se vendoset që Ahmetaj të mbajë mandatin e deputetit prokurorët do depozitojnë në Kuvend provat ndaj Ahmetajt
Në seancë mund të jetë i pranishëm edhe Ahmetaj për të bërë mbrojtjen e tij përballë akuzave.
Kjo procedurë mund të shmanget nëse Ahmetaj vendos të lërë mandatin e deputetit dhe i hapet rrugë zbatimit të kërkesës për arrestimin e tij nga forcat e policisë.

Çfarë thuhet në kërkesën e SPAK për Kuvendin:
E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Duke qenë se hetimet në kuadrin e procedimit penal nr277/1 të vitit 2022 vazhdojnë në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar në ndodhjen e tyre, me qëllim respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet, në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së ShqipërisëKëshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura. Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni kërkesën dhe relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin! a.b












