• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tatimorët nuk kanë zbatuar vendimin GJK për gjobat, Shehaj urdhëron anulimin e tyre

admin by admin
3 August, 2016
in Global Image
0
Tatimorët nuk kanë zbatuar vendimin GJK për gjobat, Shehaj urdhëron anulimin e tyre
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht pezullimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë vendosur gjoba për mospagimin në afat të kësteve të tatimit mbi fitimin, bazuar në dispozitat të pezulluara.

Konstatimi është bërë nga vetë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, e cila ka kërkuar nga drejtoritë rajonale dhe inspektorët tatimorë të zerojnë këto gjoba në mënyrë manuale.

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr.99/2015 të procedurave tatimore, kërkesë në të cilën Gjykata është shprehur me vendim të nr.33, datë 8 qershor 2016, botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Paraprakisht me datën 23 dhjetor 2015, në kuadër të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur edhe marrjen e masës së sigurisë, duke urdhëruar pezullimin e zbatimit të dispozitave ligjore të kundërshtuara.

“Sqarojmë se nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo marrëveshje u është komunikuar elektronikisht të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore”, sqaron Shehaj në shkresën drejtuar drejtorive rajonale .

Bazuar në këtë arsyetim, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, u ka kërkuar Drejtorive Rajonale që, për të mos sjellë shqetësime për tatimpaguesit që kanë lidhur marrëveshje të pagesës më këste të detyrimeve tatimore, nga ana e inspektorëve që administrojnë këto marrëveshje të llogariten manualisht këto gjoba të vendosura nga sistemi në të gjithë periudhën që mbulon marrëveshja dhe të anulohen nëpërmjet akteve të anulimit të gjobave, përmes modulit të planit të mbledhjes së borxhit.

Ajo sqaron se sistemi C@TS lejon dhe nuk sjell asnjë pengesë në këtë drejtim. Kjo mënyrë do të përdoret edhe në periudhat në vijim.

“Drejtoritë rajonale tatimore të marrin masa për të anuluar të gjitha gjobat e vendosura për mospagim në afat të kësteve të tatimit mbi fitimin, bazuar në nenin 114/1 të ligjit 9920 të procedurave tatimore për periudhën 23 dhjetor 2015 deri më 16 qershor 2016, periudhë përgjatë së cilës dispozita referuese ka qenë e pezulluar sipas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Për sa më sipër, drejtuesit e Drejtorive Rajonale Tatimore dhe drejtoritë në DPT të marrin masa për shpërndarjen dhe njohjen e punonjësve të administratës tatimore me përmbajtjen e shkresës si për kontrollin e vazhdueshëm të saj, për të mos sjellë shqetësim tekasnjë tatimpagues”, thuhet në shkresën e Shehajt dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve. /monitor/

Previous Post

FOTO/ A është ky kopshti më mbreslënës që ju kini parë?!

Next Post

Atentati në burgun e Vaqarrit; Gjykata jep arrest me burg për Ergys Kolaverin dhe Enea Cekën

admin

admin

Next Post
Atentati në burgun e Vaqarrit; Gjykata jep arrest me burg për Ergys Kolaverin dhe Enea Cekën

Atentati në burgun e Vaqarrit; Gjykata jep arrest me burg për Ergys Kolaverin dhe Enea Cekën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.