Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e dënimit ‘arrest me burg’ për Ergys Kolaverin dhe për Enea Cekën. Por nga ana tjetër pas atentatit të dështuar ndaj të dënuarit Gazmir Daci, Avokati i Ergys Kolaverit pretendon se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe nuk ka qenë ai personi që qëlloi me snajper ndaj të dënuarve që ndodheshin në ajrim. Sipas avokatit, kjo është një telenovelë e sajuar, pasi Gazmir Daci nuk ka qenë fare në ajrim në momentin që është qëlluar nga jashtë.












