Tronditet qeveria e PS vetëm pak muaj pasi fitoi thellë zgjedhjet lokale. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sonte Bledi Çuçin si ministër i Brendshëm dhe në vend të tij ka emëruar Taulant Ballën.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, ka postuar Rama në twitter këtë mbrëmje. a.b












